Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Shqipëri, këtë herë në Kavajë, ku ka ndërruar jetë një 30-vjeçare.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, ku shtetasja R. C., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një aksident fatal i mori jetën tre të rinjve në Tiranë, teksa makina që ata po udhëtonin me shpejtësi, u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe përfundoi në nënkalim, duke përplasur edhe një mjet që po kalonte aty.