Aksident i rëndë afër pikës kufitare në Vërmicë, lëndohen tetë persona

Aksident i rëndë afër pikës kufitare në Vërmicë, lëndohen tetë persona

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në autrostradë (4 km para Pikës Kufitare Vërmicë).

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë gjashtë vetura.

Ai ka bërë të ditur se Njësia e Autostradës është duke u marrë me procedurat në vendngjarje.

“Në ora 8:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e tij.

Related Articles