Aksident i rëndë mes tri veturave në Prizren, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë mes tri veturave në Prizren, tre persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Ekren Rexha” në Prizren, ku si pasoj kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqiri Bytyqi.

Bytyqi ka konfirmuar lëndimin e tre personave dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 11:15 është raportuar pë një aksident trafiku në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë tri automjete. Si pasjoë e aksidentit disa persona kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Të lënduarit janë dërguar në emergjencë, ndërsa policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.”, ka thënë Bytyqi.

Related Articles