Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, nga ku një person ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, tha Kelani.
Tutje ai tha se Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike. / Gazeta Enigma.