Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Devë të Gjakovës.
Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka mbetur i vdekur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor.
“Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Devë, Komuna e Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, tha Krasniqi.