Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, një person humb jetën

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, një person humb jetën

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 19:15, në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin për Gazeta Engima e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën“, ka thënë Borovci.

Ndër të tjera bëri të ditur se hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit kanë filluar nga njësia rajonale e trafikut rrugor.

Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti“, përfundoi Borovci.

Related Articles