Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, vdes një person

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, vdes një person

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa si pasojë e përplasjes, këmbësori, mashkull rreth 53 vjeç, ka humbur jetën.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, së bashku me të gjithë mekanizmat relevantë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti,” ka deklaruar Borovci.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje tragjike.

Related Articles