Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj -Kaçanik, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën magjistrale Ferizaj -Kaçanik.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt,Kanun Veseli.

“Sonte rreth orës 20:30 në rrugën magjistrale Ferizaj -Kacanik në hyrje të Kacanikut,ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve . Përvec dëmeve të shkaktuara materiale të të dy automjeteve, lëndime trupore marrin dy drejtuesit . Pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj , të njejtit dërgohen në QKUK për mjekim të mëtejmë”, tha Veseli.

Related Articles