Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se nga aksident ka vdekur një person, ndërsa për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve.
“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj.