Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, makina rrëzohet nga mbikalimi, vdes pasagjerja

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, makina rrëzohet nga mbikalimi, vdes pasagjerja

Një aksidenti rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet është rrëzuar nga mbikalimi duke rënë nga disa metra lartësi.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka humbur jetën një grua e cila ishte pasagjere në makinë. Një tjetër është në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti është rrëzuar nga mbikalimi dhe ka rënë poshtë në aksin e poshtëm. Në aksident është përfshirë dhe një makinë tjetër që dyshohet të jetë goditur nga automjeti i rrëzuar nga mbikalimi. Në pamje duken edhe barrierat mbrojtëse të shkatërruara nga goditja e automjetit.

Në vendngjarje ka forca të shumta policie. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë. /tvklan.al

Related Articles