Një person ka humbur jetën në Mitrovicë, ku teksa po ngiste biçikletën është goditur nga një makinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ”Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendngjarje ka humbur jetën çiklisti viktima mashkull/kosovar i moshës 65-vjeçar”, tha Zahiti.
Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit. /Gazeta Enigma/