Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Lipjan, vdes një 46 vjeçar

Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Lipjan, vdes një 46 vjeçar

Një person ka vdekur në një aksident në Llugagji të Lipjanit. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se viktima është me inicialet U.B. dhe është 46-vjeç.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Related Articles