Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër persona të lënduar (Video)

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, katër persona të lënduar (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Nga aksidenti shihen dy automjete të përfshira, me dëme të theksuara materiale.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku sipas tyre, në aksident ishin të përfshira dy automjete dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftim.

Related Articles