Lajm i keq për Arsenalin, Timber jashtë fushave të gjelbëra për 6 muaj

Lajm i keq për Arsenalin, Timber jashtë fushave të gjelbëra për 6 muaj

Futbollisti i Arsenalit, Jurrien Timber do të jetë jashtë fushave, për shkak të një lëndimi që pësoi në xhiron hapëse të Premier Leagues.

Kjo është konfirmuar nga klubi nga Londra me anë të një komunikate zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se Jurrien Timber ka pësuar një lëndim në ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë. Jurrien do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e Arsenalit.

Është raportuar se Topçinjtë do të transferojnë një lojtar në vend të tij.

Kujtojmë, që Timber u transferua te Arsenali gjatë këtij afati kalimtar për 40 milionë.

Related Articles