Manita nga Shkupi, kryesojnë tabelën pas 14-të ndeshjeve

Manita nga Shkupi, kryesojnë tabelën pas 14-të ndeshjeve

FC Shkupi që vitin e kaluar e mbylli si nënkampione sezonën në kampionati maqedonas, duket se këtë vit do të jenë kandidatët kryesor për titullin kampion.

Pas 14-të javësh skuadra bardhekaltërt kryeson renditjen në MFL, katër pikë para Akademija Pandev.

Serinë e golave për Shkupin në fitoren 5-0 kundër Pelister e hapi në minutën e 11-të Cvetanovski. Deri në përfundim të pjesës së parë lojtarët e Shkupit shënuan dhe dy herë me Markoski dhe Cvetanoski.

Në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u shënua dhe Gjorgjievski, ndërsa për epilogun final të takimit u përkujdes Cheshmedijev në minutën e 85-të.

Related Articles