Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Sllatinë.
Siç njofton policia aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30 dhe kanë qenë të përfshira katër vetura me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dhjetë persona të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.