Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka të lënduar

Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur tre persona të lënduar.

Rastin për Gazetën Enigna e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles