Ekskluzive: Pas heqjes së vizave për Kosovën, flasin nga Parlamenti Evropian

Ekskluzive: Pas heqjes së vizave për Kosovën, flasin nga Parlamenti Evropian


Para pak çastesh Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) votoi pro heqjes së vizave, shkruan Gazeta “Enigma”.

Se kur do të mund të udhëtojnë qytetarët kosovar pa viza, ka dhënë detaje për Gazetën Enigma, Zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Janne Ojamo.

“Aktualisht varet nga koha kur sistemi i ri i autorizimit të udhëtimit ETIAS do të fillojë të funksionojë. Kjo duhet të ndodhë në vjeshtën e vitit 2023, por nëse ETIAS vonohet, liberalizimi i vizave ndodh më 1 janar 2024 pavarësisht”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Këshilli miratoi qëndrimin e tij më 30 nëntor 2022, duke lejuar fillimin e negociatave ndërinstitucionale me synimin për të arritur një marrëveshje të hershme të leximit të dytë.

Gjatë negociatave të tilla, të dy bashkë-ligjvënësit ranë dakord që liberalizimi i vizave do të hynte në fuqi që nga 1 janari 2024, në lidhje me fillimin e sistemit evropian të informacionit të udhëtimit dhe procesit të autorizimit (ETIAS).

Ky proces u përmbyllën me sukses më 10 dhjetor 2022.

Më 12 janar 2023, Komiteti LIBE votoi dhe miratoi tekstin e rënë dakord gjatë negociatave ndërinstitucionale. / Gazeta Enigma.

Related Articles