Aksident mes tri veturash në Malishevë, katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:10 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Lajmin për Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Sipas saj, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar Krasniqi.
