Të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Prishtinë, sekuestrohet arma
🚨 Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka përdorur një pistoletë me gaz gjatë një ahengu familjar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar të dyshuarin, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë. Në vend janë sekuestruar pistoleta me gaz dhe shtatë gëzhoja.
Me urdhër të Prokurorit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
