Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe 4 të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibraim Rugova”, më saktësisht në drejtimin Vërmicë-Gjurgjicë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke treguar se policia dhe njësitet tjera kanë dalë tashmë në vendngjarje.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Related Articles