Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht në segmentin Suharekë-Duhël.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për Gazetën Enigma ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
“Rreth orës 09:20 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht”, ka konfirmuar zëdhënësi policor. / Gazeta Enigma.