Aksident në fshatin Llugagji, lëndohet një person

Aksident në fshatin Llugagji, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Llugagji, më saktësisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Ferizaj, me çrast një person ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Enigma.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ku njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur rrethanat e këtij aksidenti.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tha se i lënduari ka pranu tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Llugagji, respektivisht në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, deri më tani një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

Related Articles