Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur të shtunën në fshatin Botushë të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal”, tha Elezaj.