Gazeta Enigma të martën ka raportuar me burime për aksidentin e ndodhur në magjistralen Gjilan-Bujanoc, ku mbetën të lënduar 4 persona.
Policia e Kosovës tashmë e ka konfirmuar rastin.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, për Enigmën ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Petrovc të Kamenicës, ku janë përfshirë katër automjete.
LEXO EDHE: Aksident në magjistralen Gjilan – Bujanoc, 4 persona të lënduar
“Nga hetimet e para dyshohet se vozitësi i automjetit Opel Astra me targa të republikës së Serbisë nën ndikim të alkoolit humbë kontrollin mbi automjetin dhe shkaktohet aksident zingjiror me ç’rast lëndime trupore pësojnë nëntë (9) persona të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore lirohen për në shtëpi”, ka thënë Hashani.
Rrethanat e aksidentit po hetohen nga polic hetues të aksidenteve të komunikacionit rrugor. /Gazeta Enigma.