Bislimi për rastin Martin Berishaj: E turpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar

Bislimi për rastin Martin Berishaj: E turpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është duke raportuar para deputetëve në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian.

Gjatë raportimit, Bislimi i ka dalë sërish në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar.

Ai e ka cilësuar “konstrukt artificial” rastin e implikimit të Berishajt në skandalin e shpëlarjes së parave që përfshin miliona euro transaksione nëpër banka dhe qindra mijëra të bartura ‘cash’ mes Kosovës, Malit të Zi e Sllovenisë.

“Ju e dini shumë mirë që rasti i Martin Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundër tij. Është e turpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar siç është Martin Berishaj me shpresën se mund të nxjerret ndonjë beneficion politik”, tha Bislimi.

“Sikur z. Berishaj të kishte prapa vetes ndonjë dënim, atëherë mund të flisni, por të gjitha këto janë spekulime dhe është dokumentuar qartë se s’ka asgjë të vërtetë në to”, shtoi ai.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ia përmendi raportin e Departamentit Amerikan, që siç tha ajo, “e cekë më së miri se çfarë krimi de korrupsioni ka”.

Related Articles