Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të rrethit të ushtrisë në magjistralen Podujevë–Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar seriozisht në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Enigma ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje rreth rastit, mirëpo deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
