Përmbytje në Kinë – Tre të vdekur dhe 17 të zhdukur 

Përmbytje në Kinë – Tre të vdekur dhe 17 të zhdukur 

Numri i viktimave nga përmbytjet në rajonin e Chongqing në Kinën jugperëndimore ka arritur në tre, ndërsa 17 persona rezultojnë të zhdukur.

Ngjarja është regjistruar deri në orën 14:30 të së dielës, pas reshjeve të dendura dhe të papritura që kanë goditur distriktin Yongchuan nga nata e së shtunës deri në orët e para të së dielës, shkruan Reuters.

Ekipet e shpëtimit janë ende në terren duke vazhduar kërkimet.

Ndërkohë, Komisioni Kombëtar për Zhvillim dhe Reforma i Kinës ka njoftuar se janë ndarë 20 milionë juan (rreth 2.94 milionë dollarë) nga buxheti qendror për rimëkëmbjen e zonës dhe restaurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në Chongqing.

Related Articles