Një këmbësor rreth moshës 80 vjeçare ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një automjet në lëvizje sot rreth orës 11:21 në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, i aksidentuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.
“Rreth orës 11:21 ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një këmbësori rreth 80 vjeçare në magjistralen Prishtinë-Pejë. I aksidentuari është dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Krasniqi.
Siç mëson Telegrafi, i aksidentuari ka marr lëndime të rënda trupore dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.