Në një aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit kanë marrë trajtim të nevojshëm mjekësor.
Rastin për “Enigmën” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.