Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Joviq të Malishevës, në mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë ka vdekur drejtuesi i kësaj të fundit.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të enjtes.
Trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e Kosovës bëri me dije se rasti është nën hetime