Aksident në Morinë, lëndohen pesë persona

Aksident në Morinë, lëndohen pesë persona

Të dielën gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave në Morinë të Skenderajt.

Si pasojë janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth  orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai. /Gazeta Enigma

Related Articles