Dy këmbësorë kanë marrë lëndime të rënda, pasi të njëjtët sonte janë goditur nga një automjet në Obiliq.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe një automjet”, ka thënë Ahmeti, për .Enigmen
Ajo ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.