Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodhur mbrëmë afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Gazetëa Sinjali ka siguruar pamje ku shihet se një motoçikletë është përfshirë në aksident me një veturë.
Sipas sinjalizuesit i cili ishte dëshmitar i rastit, vozitësi i motoçikletës e ka thyer xhamin veturës dhe ka perfunduar brenda automjetit.
Deri tani, nuk dihet nëse ka të lënduar.