Aksident në Prishtinë, tre persona të lënduar

Aksident në Prishtinë, tre persona të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 17:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit.

Bëhet e ditur se tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Gazeta Enigma/.

Related Articles