Në këtë orë fillon meçi Donjeta Sadiku – Caroline Dubois

Në këtë orë fillon meçi Donjeta Sadiku – Caroline Dubois

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe sonte pas mesnate në Lojërat Olimpike.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë. Ky cilësohet si një meç tejet i vështirë për Donjeta Sadikun, pasi Caroline Dubois është kampione botërore në kategoritë e reja.

Donjeta është përgatitur mjaft mirë, ndonëse në heshtje, pasi një pjesë të fazës stërvitore e ka realizuar në Tampere të Finlandës bashkë me Mira Potkonenn nga ky shtet, si sparing partnere, e cila ishte medaliste e bronztë olimpike në Rio 2016, dhe më pas ka zhvilluar gara të karakterit nërkombëtarë, para nisjes së saj për në Tokyo 2020.

Road to tokyo 2020 #RoadToTokyo #boxing #women #strong #focus #motivation #dedicated #kosovo ????????Posted by Donjeta Sadiku on Monday, June 28, 2021

Related Articles