Si pasojë e një aksidenti të rëndë, tre persona janë lënduar sot në Prizren.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Transiti i ri”.
Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Kemi pranuar informacionet për një aksident rreth orës 13:30, ky dy automjete janë të përfshira, deri me tani tre persona janë lënduar edhe kanë kërkuar ndihëm mjekësore, aksidenti ka ndodhur në qytet në vendin e quajtur transiti i ri”, tha Bytyqi. /Gazeta Enigma