Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndime për gjashtë persona.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit dhe ka shkaktuar trazira në qarkullimin e automjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Klan News bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, pranë Urës së Zogut.
Në aksident u përfshin një xhip “Mercedes” dhe një autoveturë tip Opel me targa të Kosovës.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes të cilëve 4 gra. Këto të fundit udhëtonin me autoveturë. Të plagosurit janë transportuar për në spital.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e përplasjes.