Aksident në rrugën Gjilan – Kamenicë, dy të lënduar

Aksident në rrugën Gjilan – Kamenicë, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Petroc të Kamenicës, ku ishin të përfshira dy vetura.



Rasti u konfirmua për Gazetën Enigma nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 16.03.2023 rreth orës 15:30 Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan është njoftuar se në fshatin Petroc, komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Përpos dëmeve materiale në automjete,  lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësorë në qendren emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Osmani.

Related Articles