Mbrëmjen e së hënës një veturë ka përfunduar brenda një lokali në Suharekë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar se dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se më datë 02.06.2025, rreth orës 23:11, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, është raportuar për një aksident trafiku me dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy automjete të parkuara dhe një lokal. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime trupore”, tha Bytyqi.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim nga ekipi emergjent, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin. /Gazeta Enigma/