Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pas mesnatës në udhëkryqin tek Katedralja në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Gazeten “Enigma”, se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.
Sipas Ahmetit, të lënduarit nga ky aksident janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.