Aksident trafiku mes trentit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Aksident trafiku mes trentit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit, në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku treni ka goditur një veturë, raporton Gazeta “Enigma”.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, deklaroi Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles