Këtë të hënë rreth orës 18:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi Ahmeti. /Gazeta Enigma/