Aksident trafiku në Prishtinë, e përfshirë edhe një veturë e Policisë

Aksident trafiku në Prishtinë, e përfshirë edhe një veturë e Policisë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, mes një kamioni dhe një veture të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Agron Borovci, i cili ka theksuar se nuk ka pasur të lënduar.

“Rreth orës 08:40, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci.

Related Articles