Aksident tragjik në Itali, vdes 29-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali, vdes 29-vjeçari shqiptar

Një shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Modena.

Sipas raportimit të mediave italiane, bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xhuliano Marleci.

29-vjeçari po voziste një veturë të tipit Volkswagen Polo.

Marleci e humbi kontrollon e veturës dhe goditi disa kosha të plehrave në anën tjetër të rrugës.

Vetura shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

Si pasojë e zhurmës të krijuar nga përplasja, disa banorë dolën jashtë shtëpive të tyre.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe profesorja Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, e cila ofroi e para ndihmën duke thirrur ambulancën.

I riu shqiptar u dërgua në spital, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve.

Ai vdiq në mëngjesin e së dielës.

Related Articles