Kurti: Me Bashkimin Evropian jam në kontakt të përditshëm, de-eskalimi nënkupton sundim të ligjit

Kurti: Me Bashkimin Evropian jam në kontakt të përditshëm, de-eskalimi nënkupton sundim të ligjit

Kryeministri i Kosovës, ka deklaruar se është në kontakt të përditshëm me zyrtarët e Brukselit.

Reagimi i tij vjen pasi Kosova u ndëshkua nga BE-ja, për shkak të zhvillimeve të fundit, veçmas në veri të vendit.

Kurti, tregoi se të dielën ka biseduar për gjysmë ore me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell.

“Me Bashkimin Evropian unë jam në kontakt të përditshëm, me Brukselin. Dje kam biseduar në telefon për gjysmë ore edhe me Përfaqësuesin e Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme zëvendës presidentin e Komisionit Evropian, zotin Josep Borrell”.

Mes tjerash, Kurti theksoi se është i interesuar për deeskalim të situatës dhe për normalizim.

“Pra, unë jam në kontakt edhe me ndërmjetësin Lajçak, emisarin special. Jam i interesuar edhe për de-eskalim, jam i interesuar edhe për normalizim. De-eskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbrapsë këta kriminelët duke i detyruar të ballafaqohen me drejtësinë ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha ai.

Related Articles