Si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur pak minuta më parë në afërsi të “Urës së Gjoricës”, kanë ndërruar jetë 3 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Viktima janë identifikuar si Murat, Kujtim dhe Lulzime Istrefi, ndërsa të plagosurit janë, Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi.
“Në reagimin e saj, policia njofton se të plagosurit kanë qenë pasagjerë në automjete. Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.