Copat që iu mbetën janë ende në vendngjarje.
Një natë më parë këtu në rrugën Ferizaj-Shtime ndodhi një aksident trafiku me fatalitet.
Përplasja e fuqishme mes tri veturave, la të vdekur tre persona pikërisht në këtë vend.
E të lënduar mbetën edhe tre të tjerë. Arlind Isufaj, Mërgim Behluli e Armend Muhadini u nxorën të vdekur nga vetura.
I akidentuari tjetër, Arsim Isufaj me një autoambulancë u dërgua në Emergjencën e Ferizajt, por edhe ai pa shenja jete.
Dyert e familjes Isufaj nga Mollopolci i Shtimes që të mërkurën u hapën për të pritur axhë e nip të ktheheshin nga qyteti, të enjten po iu shërbejnë për të pritur miq e familjar për krye shëndosh.
Imer Sadriu i afërm i familjes Isufaj, pak kohë para aksidentit ndodhej me tashmë të ndjerët.
Për T7 Sadriu tregon më shumë detaje rreth kësaj.
Pak kilometra më tutje, në fshatin Dremjak të Ferizajt, dyert për të pame i kanë hapur edhe familja Muhadini.
Djali i axhës së 39 vjeçarit Armend Muhadinit, pohoi që lajmin e mori nga një mik që ndodhej në vendngjarje.
Muhadini pati disa fjalë edhe për dy familjet e tjera që humbën djemtë në këtë aksident.
Ndërkohë për shkak të gjendjes emocionale, familjarët e 23 vjeçarit, Mërgim Behluli nuk pranuan të flisnin.
Varrimi i të 4 viktimave u bë pasditen e së enjtes.
E të lënduar nga ky aksident mbetën edhe një burrë e një grua. Për shkak të plagëve të marra, gruaja shtatzënë po trajtohet në Kujdesin Intensiv. Gjendjen e saj e tregoi Shaqir Uka.
Në lidhje me shkaqet e aksidentit Prokuroria po kryen ende hetime.