Ka shkuar në tre numri i personave të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë.
Lidhur me këtë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi Nura. /Gazeta Enigma