Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku mes dy komionëve në Fushë Kosovë.
Sipas të dhënave të para, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti.